Vazhdon ‘saga’ Real Madrid dhe Alphonso Davies, raportohet se marrëveshje është afër finalizimit

Prej muajsh Real Madridi po përpiqet të nënshkruajë me Alphonso Davies.

Lojtari kanadez është ai që është zgjedhur për të përforcuar mbrojtësin e majtë dhe kanë tentuar ta sjellin këtë verë.

Megjithatë, pozicioni i Bayernit ishte i prerë, ata preferuan të rrezikonin dhe ta humbnin falas për një vit në vend që të negocionin me Real Madridin.

Në Bernabéu ata e kishin të qartë se çfarë të bënin, dhe si me Mbappé, ata vendosën të prisnin një vit. 

Kontrata e Daviesit përfundon në vitin 2025 dhe ai nuk ka ndërmend ta rinovojë.

Tek, Los Blancos dihet se nëse presin verën e ardhshme, do të mund t’i marrin shërbimet e tij plotësisht falas, sepse mbrojtësi i krahut e ka bërë të qartë synimet e tij për të mos vazhduar më në Allianz Arena.

Pavarësisht se i kanë vënë në tavolinë shuma të majme që ai të rinovojë, kanadezi i ka refuzuar të gjitha, pasi e vetmja gjë që ka në mendje është nënshkrimi për Real Madridin.

Edhe pse kanë mbetur edhe shumë muaj para përfundimit të sezonit, nënshkrimi i Davies mund të jetë shumë afër mbylljes.

Të paktën kështu ka siguruar gazetari Ekrem Konur, i cili ka raportuar se Real Madridi dhe lojtari mund të kishin arritur një marrëveshje në mes vete.

Për më tepër, thuhet se mund të realizohet edhe në janar.

Alphonso Davies përfundon kontratën me Bayern Munich në qershor të vitit 2025 dhe bavarezët do mundohen të shesin futbollistit e tyre, duke mos e lejuar të largohet falë nga klubi.

Go to TOP