Policia në Prishtinë për një javë sekuestron 3 armë zjarri
Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë një jave në Prishtinë ka sekuestruar 3 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione.
Ndërkohë kanë treguar se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 216 urdhëresa të gjykatës, prej tyre, kanë bërë të ditur se 84 kanë qenë urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime e të tjera.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.
Ndërkaq, është bërë e ditur se gjatë javës së kaluar në Prishtinë Policia ka shqiptuar 4 mijë e 108 gjoba për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 659 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil. /Kosova.info/
