Policia në Pejë ekzekuton 87 urdhërarrestime gjatë muajit korrik

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë muajit korrik (nga data 1 deri më 31 korrik 2025), ka realizuar gjithsej 87 urdhërarrestime të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar janë të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Nga ta, 19 janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa të tjerët janë paraqitur në seanca gjyqësore dhe janë liruar pas përmbushjes së obligimeve ligjore.

Policia njofton se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të lëshuara nga organet gjyqësore, duke konfirmuar përkushtimin në luftimin e kriminalitetit dhe zbatimin e ligjit.


Go to TOP