Policia mori pjesë në një ushtrim të përbashkët me KFOR-in në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një ushtrim të përbashkët me KFOR-in, i cili u realizua në zonën e veriut të Kosovës. 

Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit të lartë ndërmjet të dy institucioneve të sigurisë.

“Ky aktivitet ishte rezultat i një planifikimi të kujdesshëm dhe ekzekutimi të suksesshëm, duke reflektuar afërsinë institucionale dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar në promovimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP