Policia me dy pika kontrolli në Leposaviq
Sa i afrohesh urës së Bistricës rrugës për Leposaviq, ndalesa është e detyrueshme.
Këtë e tregon edhe shenja e vendosur para postblloqeve policore, që qëndrojnë këtu që pesë ditë, në dy kahet e rrugës.
Kontrollet janë më të detajuara, në ndonjë prej makinave që qarkullon aty, njofton Klan Kosova.
Ndërrimi i policëve në këtë pikë, bëhet kah rrugët alternative për Bistricë, derisa këndej po vazhdon edhe patrullimi i KFOR-it.
