Policia konfiskon armë zjarri në Ferizaj dhe Kaçanik

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë zjarri në dy aksione të ndryshme në Ferizaj dhe Kaçanik. Një pistoletë me tetë fishekë është konfiskuar nga një 24-vjeçar në Ferizaj, i cili është ndaluar për 48 orë, ndërsa një pushkë gjuetie me 13 fishekë është sekuestruar në Kaçanik.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksione për mbajtje të paautorizuar të armëve në Ferizaj dhe Kaçanik.

Më 17 shkurt 2026, rreth orës 21:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se personi Sh.R. (24 vjeç) posedon armë zjarri. Pas veprimeve hetimore dhe bastisjes në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me tetë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe gjatë intervistës ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve”. Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, më 18 shkurt 2026, rreth orës 09:10, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kaçanik ka sekuestruar një armë zjarri (pushkë gjuetie) me 13 fishekë në fshatin Kotlinë. I dyshuari me inicialet U.L. (45 vjeç) është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. /Kosova.info/


Go to TOP