Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi

Bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuare.

E dyshuara kërkohet për veprën penale “Vjedhje”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Mund të jetë një imazh i 1 person

Go to TOP