Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje
Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e publikuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, personi në fjalë dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Autoritetet po kërkojnë çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin dhe lokalizimin e tij, me qëllim të sqarimit të plotë të rastit dhe procedimit të mëtejmë ligjor.
Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo informacioni relevant të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit 192, ose përmes emailit zyrtar [email protected].
Nga autoritetet sigurohet se çdo informatë do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm në funksion të sigurisë publike. /Kosova.info/
