Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Besnik Lajqit – dyshohet për fajde

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Besnik Bajram Lajqit, i dyshuar për fajde dhe detyrim.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se Besnik Lajqi është i lindur në Malaj të Rugovës, 1984.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected].

Go to TOP