Policia jep detaje për vetëvrasjen në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Policia e Kosovoës ka konfirmuar vetëvrasjen e një personi që ndodhi ditën e djeshme në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se rasti është raportuar në polici rreth orës 17:43 ku viktima mashkull kosovar dyshohet se ka qëlluar vetën me armë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet. 

Go to TOP