Policia jep detaje për sulmin ndaj policëve dhe doganierëve në Jarinjë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar në Jarinje gjatë pasdites së sotme një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditur një kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitare të policisë kufitare dhe ata të Doganës së Kosovës.

Kësisoj sipas inforamcioenve të para, dyshohet se ka ardh nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.

Tutje është theksuar se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, derisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar.

“Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar. Jarinje, sot në orët e pasdites, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili sherben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS.Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Gjithashtu është thënë se puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem.

Go to TOP