Policia jep detaje për rastin tragjik që ndodhi dje në Prishtinë

Një person ka vdekur, të premten, dhe një është plagosur në rrugën B, në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje për rastin.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.


Go to TOP