Policia jep detaje për rastin në Gjakovë, babai dyshohet se i dhunoi vajzat e tij

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj, ka dhënë detaje rreth rastit të babait i cili dyshohet se e ka dhunuar njërën nga vajzat e tij, ndërsa për tjetrën dyshohet se e ka sulmuar seksualisht.

Ai ka theksuar se nëna e vajzave kishte raportuar në polici këtë ngjarje, por nuk kishte bërë të ditur datat se kur dyshohet se ka ndodhur.

“Policia e ka arrestuar babanë, i njëjti është intervistuar në prezencën e prokurorit dhe me urdhëresë të tij është dërguar në mbajtje prej 48 orëve. Po ashtu, edhe ankuesja bashkë me dy vajzat janë intervistuar në prezencën e avokatit dhe punëtorit social, kështu që hetimet janë në vazhdimësi, me siguri do të sqarohet se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, ka thënë Gjurkaj.

Ai theksoi se nëna bashkë me të bijat nuk janë dërguar në qendrën e strehimit, pasi sipas tij, i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

Go to TOP