Policia ia bastis shtëpinë gruas nga Fushë Kosova që shtiu me armë natën e vitit të ri
Një grua në Fushë Kosovë që shtiu me armë natën e vitit të ri e pësoi keq gjashtë ditë më pas.
Ajo dje është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas një kontrolli që është bërë në banesën e saj.
Të njëjtës policia i ka sekuestruar një revole me 17 fishekë.
Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.