Policia gjen rreth 11 kilogramë marihuanë të fshehur

Në fshatin Bernicë të Poshtme të Prishtinës është gjetur sasi e dyshuar për marihaunë me peshë totale rreth 11 kg, ku është arrestuar një person.

Kjo sasi e dyshuar është gjetur sot në orët e pasdites gjatë një operacioni të zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, hetues nga Njësia e antidrogës në Ferizaj pas punës së vazhdueshme profesionale në një rast të mëparshëm ku ishin arrestuar dy persona të dyshuar dhe ishin kapur disa gramë marihuanë, me datë 06.11.2024 kanë vazhduar me punën e tyre në kërkim të personit të dyshuar shitës me ç ‘rast gjatë në orët e pasdites gjatë një operacioni taktik të koduar me emrin “Transferi” në funksion të zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndihmuar edhe nga antidroga në Prishtinë, është realizuar kontroll i një shtëpie me objekte përcjellëse në fshatin Bernicë të poshtme Komunës së Prishtinës. Gjatë operacionit të kontrollit është gjetur sasi e dyshuar për marihaunë me peshë totale rreth 11 kg, e kamufluar në kavanoz plastik”, thuhet në njoftim.

Rasti vazhdon të hetohet dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Go to TOP