Policia e Veronës arreston shqiptarë, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike

Policia e Veronës ka arrestuar 13 persona, në mesin e tyre edhe shqiptarë, por edhe me kombësi italiane, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, policia ka urdhëruar edhe sekuestrimin e një lokali të njohur, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, që dyshohet se ishte vend furnizimi dhe shpërndarjeje i lëndës narkotike.

Aktivitetet janë zhvilluar që nga viti 2022 pas zbulimit të disa armëve klandestine.

Go to TOP