Koreja e Veriut e teston një raketë balistike, thotë Koreja e Jugut

Koreja e Veriut e ka shkrepur një raketë balistike në drejtim të ujërave të vet lindor të hënën, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.

Ky është testimi më i fundit në një varg testimesh të armëve nga Koreja e Veriut.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se testimi ndodhi të hënën, por nuk dha hollësi të tjera, si për shembull, sa larg fluturoi raketa.

Koreja e Veriut është duke e vazhduar testimin e armëve me ritëm të lartë, sepse dëshiron ta forcojë dhe zgjerojë ushtrinë në një kohë mosmarrëveshjes diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Koreja e Veriut njoftoi të shtunën se e ka testuar një kokë raketore të një rakete lundruese “tejet të madhe” dhe një raketë të re kundërajrore në pjesën e bregdetit perëndimor të premten.

Disa ekspertë kanë thënë më herët se Koreja e Veriut mund të bëjë provokime të mëdha, si lëshimin e një sateliti të ndaluar këtë muaj për të shënuar përvjetorë të rëndësishëm shtetërorë – ditëlindjen e themeluesit të shtetit Kim Il Sung më 15 prill, dhe përvjetorin e themelimit të ushtrisë së Veriut më 25 prill.

Ushtria e Koresë së Jugut tha të hënën se ka gjetur dëshmi se Koreja e Veriut është duke u përgatitur ta lëshojë satelitin e dytë spiun, por nuk ka shenja se lëshimi i një sateliti të tillë është i pashmangshëm.

Go to TOP