Policia e shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesor për vrasjen në Podujevë

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesorë për vrasjen në Podujevë.

Njoftimi:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë.

Personi i dyshuar ARBER HAVOLLI ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192


Go to TOP