Policia e Kosovës jep detaje për djegien e veturës në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e veturës te konviktet në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka konfirmuar se asnjë person nuk është lënduar në këtë incident.
Më tutje ai konfirmoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”.
“Rreth orës 17:45 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” u shpreh Borovci.