Policia e Ferizajt kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të zhdukur

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë apel për bashkëpunim me qytetarët në kërkimin e një personi të zhdukur, Bekim Shaban Vari, i cili ka humbur pa lënë gjurmë që nga data 22 janar 2025.

Ai është raportuar i zhdukur nga familjarët dhe deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Bekim Shaban Vari, i lindur më 01.03.1987, është i gjatë 1.85 cm, ka flokë të zezë dhe peshon rreth 90 kg. Në momentin e largimit, ai ishte veshur me një pallto të gjelbër me kapelë.

Policia e Ferizajit ka ndërmarrë kërkime të vazhdueshme, por ende nuk ka mundur të gjendet. Çdo informacion për vendndodhjen e tij mund të dërgohet në stacionet policore më të afërta, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ose në numrat e telefonit:

192

0290/326-250

0290/322-406

Policia siguron se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.


Go to TOP