Policia bastis Bankën Popullore të Serbisë në Leposaviq
Policia e Kosovës është duke bastisur hapësirat e Bankës Popullore të Serbisë dhe Drejtorinë e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë, të dyja në Leposaviq.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai ka thënë se bastisja po ndodh me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë të Veriut.
“Me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë të Veriut po kryhet bastisje në lokalet e Bankës Popullore të Serbisë dhe Drejtoria e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë në Leposaviq. Po ndërmerren veprime të lidhura me dyshimet për pastrim të parave, vazhdimësi e rastit të shpëlarjes së parave që ka pasur të bëjë me bankat më herët”, ka thënë ai.