Polari i Brojës dhe komunikatat NR. 59 dhe NR. 45

Shkruan: Halil GECI

Dëgjojeni me kujdes videon.

Komunikatat Nr. 59 dhe Nr. 45 – Thirrje për vëllavrasje ndaj dy familjeve më të mëdha dhe më të forta në Drenicë e më gjerë, thotë ish-ministri Xhafer Shatri

Ish-ministri për Informim, Xhafer Shatri, ka vënë në dukje se Komunikata Nr. 59 dhe Komunikata Nr. 45 u përgatitën me qëllim orkestrimin e urrejtjes kundër familjeve Geci dhe Jashari.

Në kulmin e luftës në Drenicë, këto urdhra përbënin thirrje të hapura për vrasje vëllazërore, duke synuar të krijonin frikë dhe përçarje mes banorëve.

Më vonë, pas luftës, kur neve u përpoqëm të gjenim autorët e këtyre komunikatave famëkeqe, zbuluam se ato nuk ishin lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, por pikërisht nga Hashim “Polari” i Brojës.

Komunikatat Nr. 59 dhe Nr. 45

Shpallën si “objektiva” për eliminim fizik e publik dy prej familjeve më të njohura të Drenicës: familjen Jashari dhe familjen Geci.

Këto komunikata përmbanin mesazhe të qarta urrejtjeje dhe nuk ishin thjesht fjalë në letër, por urdhra të paramenduar për linçim — për t’i paralajmëruar paraprakisht viktimat se po ngriheshin kundër tyre.

Ish-ministri për Informim, Xhafer Shatri, i ka denoncuar ashpër autorët e këtyre dokumenteve:“Përpara se të vrisnin familjet Geci e Jashari, këta tradhtarë lëshonin mesazhe urrejtjeje — për të krijuar ankth dhe për të justifikuar mizoritë.”

Me anë të këtyre komunikatave, u linçuam dhe u etiketuam si tradhtarë,vëllau i ynë Gani Geci dhe familja ime ,duke na përfshirë në listën e “armiqve publikë” që duhej ekzekutuar menjëherë pas shpalljes së objektivave në Komunikatën Nr. 59.

Gjithashtu anashkalimi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij në Komunikatën Nr. 45 — familje që kishte mbushur një lëndinë me varre — pa u përmendur as edhe me dy rreshta, ishte i paramenduar mirë nga hartuesi i saj, thotë Shatri.

Komunikata nr:45 cilësohet haptazi si urdhër i dytë gjakatar, pasi nuk e përmend sakrificën e Ademit dhe të familjes së tij, e cila u dha e tërë për lirinë e Dardanisë, duke i lënë kështu të hapur si shënjestër të pafajshme.

Qëllimi i vërtetë i “Polarit të Brojës” dhe i ndihmësve të tij në LPK ishte mbjellja e frikës dhe dërgimi i një mesazhi frikësues për mbështetësit tanë, si dhe krijimi i mosbesimit ndaj rezistencës së dy familjeve tona.

Propaganda e këtyre strukturave të LPK-së ishte e tmerrshme, duke na shpifur me çdo lloj etikete: bozhuristë, spiunë të Beogradit dhe të Ibrahim Rugovës, LDK-në “parti të regjistruar në Beograd” e çfarë jo. Me të njëjtat etiketime, ata linçonin dhe poshtëronin Shabanin, Ademin dhe Hamzën dhe familjen heroike të vrarë gryk me grykë me armikun për lirinë e këti vendi.

Synimi i tyre ishte të na vrisnin në çdo mënyrë, dhe përmes propagandës të shkatërronin besimin që Drenica kishte për familjet tona. Njëkohësisht, synohej shkatërrimi i legjitimitetit të Drenicës si vatër e rezistencës shqiptare dhe, në fund, bindja e ndërkombëtarëve se pa “eliminimin e elementeve të rrezikshëm” nuk mund të kishte stabilitet.

Vetëm me çuarjen para drejtësisë dhe ndjekjen penale të përgjegjësve — hartuesve të komunikatave dhe linçuesve të paguar që na etiketuan e më pas na vranë — mund të sigurojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në tokën tonë.


Go to TOP