Polaku Marciniak do të ndajë drejtësinë në duelin Inter-Barça

Liga e Kampionëve rikthehet mesjavën që vjen me dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales.

Inter-Barcelona, do të përballen në ‘Guisseppe Meaza’, në një duel që parashikohet të jetë i zjarrtë pasi sfida e parë ishte mbyllur baras (3-3).

UEFA tashmë ka caktuar njeriun që do të ndajë në duelin mes Interit dhe Barcelonës.

Gjyqtari polak Szymon Marciniak do të gjykojë këtë sfidë që luhet të martën mbrëma dhe që nis në orën 21:00.

Asistentët e tij janë Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik, zyrtari i katërt Pawel Raczkowski. Në VAR holandezi Dennis Higler. Avar holandezi Pol van Boekel.


Go to TOP