Podium shumënacional në “Prishtina Open” për kategoritë U21 dhe U17

Dita e dytë e turneut “Prishtina Ope”n, kaloi në shenjë të ndeshjeve shumë të mira te grupmoshat U21 dhe U17.

Sot, ishte një ditë e gjatë e mbushur përplot me pingpong të mire. Të gjithë të pranishmit u kënaqën duke shijuar shkathtësitë e shfaqura nga lojtarë të një niveli të lakmueshëm.

Para dite, ndeshjet u zhvilluan për grup-moshën U21 për djem dhe vajza, që nxorën shumë duele interesante. Fatih Karabaxhaku dhe Nahom Asgedom nga Britania zhvilluan një nga duelet më të mira me rivalitet dhe paqartësi sa i përket rezultati deri në pikët e fundit.

Pas plot pesë setash, Asgedom ishte për një nuancë më i mire se Fatihu, të cilit për pak i iku finalja.

Në takimin tjetër gjysmëfinal, polaku Dziuba ishte më i mire se anglezi Howard Onweg të cilin e mundi me 3:1 në seta.

Finalja i takoi me meritë polakut Dziuba i cili për një klasë ishte më lart se të tjerët.

Te femrat, formë të mirë, por edhe rezultat tregoi Leoresa Imeri nga Kpp Vushtrria që arriti deri në finale, ku u mund nga gjermania Kristina Heim me 3:1, në seta.

Jo më pak atraktive dhe cilësore ishte edhe konkurrenca U17.

Te djemtë, Akil Mahmuti arriti rezultat të mirë duke zënë vendin e tretë, pasi mposhti sllovakun Matej Batuna me 3:1 në seta.

Dueli më interesant ishte ndërmjet Grekut Georgis Kosmas, që luan për Kpp Liria të Prizrenit dhe turkut Muhamet Atakul. Kosmas në fund fitoi me 3:2 në seta.

Te femrat, Kristina Heim nuk arriti të fitojë të artën e dytë pasi u mund në finale nga maqedonasja Kovaçovska.

Turneun me prezencën e tij e nderuan kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, si dhe drejtori i DKRS Bardh Krasniqi. Kryetari, i Kryeqytetit e përcolli ndeshjen finale të meshkujve U21 dhe ndau shpërblimet për fituesit.

Më të mirët u shpërblyen me medalje e Kupa si dhe me çmime në të holla.

Nesër është në radhë dita finale, ku do të zhvillohen garat për grup-moshën U13, si dhe për të rriturit.

RENDITJA PËRFUNDIMTARE

U21 F

1.Kristina Heim (GER)

2.Leoresa Imeri (KOS)

3.Isabela Kovacovska (NMK)

U21M

1.Patryk Dziuba (POL)

2.Nahom Asgedom (GBR)

3.Fatih Karabaxhaku (KOS) 

U17F

1.Isabela Kovacovska

2.Kristina Heim

3.Sara Risovska

U17M

1.Georgos Kosmas (GRE)

2.Muhamet Atakul (TUR)

3. Akil Mahmuti (KOS) /Kosova.info/

Go to TOP