Po raportonin për dhunën, një burrë ia drejton revolen ekipit të televizionit amerikan gjatë transmetimit të drejtpërdrejte

Policia e Chicagos po kërkon një burrë të paidentifikuar i cili gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, u pa duke ia drejtuar armën ekipit të njërit nga stacionet televizive në Chicago, që po diskutonte për ngjarjet e fundit në lidhje me dhunën e shkaktuar nga armët.

Incidenti i frikshëm ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të FOX 32 në emisionin “Good Morning Chicago”.

Joanie Lum po raportonte drejtpërdrejt rreth orës 7 të mëngjesit lidhur me dhunën e shkaktuar nga armët nga pjesa veriore e qytetit në Clark and Hubbard, kur një burrë i cili kishte të veshur një pallto me kapele, eci vetëm pak metra larg saj.

Duke shikuar direkt në kamerë, nxori diçka nga palltoja që në fakt ishte një revole që e drejtoi ndaj ekipit të lajmeve.

Policia e Chicagos e ka vendosur atë në listën e të kërkuarve dhe aktualisht janë duke e kërkuar, bëjnë të ditur nga stacioni televiziv.

Shikuesit e shqetësuar filluan të bënin thirrje tek stacioni televiziv, duke shprehur shqetësimin e tyre.


Go to TOP