Po hapen zyrët e artit dhe kulturës të Fondacionit të Familjës Loitz
Fondacioni i Familjës Loitz po hap zyrët e departamentit të artit dhe kulturës.
Fondacioni i familjës gjermane Loitz ka selinë kryesore në Londër e tashmë është regjistruar edhe në Kosovë në dhjetor të vitit 2022.
Ky fondacion ka për qëllim përkrahjën e të rinjëve në fushën e artit, kulturës, gazetarisë, edukimit, kërkimit si dhe promovimin e vajzave dhe grave në sportet kompetitive.
Në një intervistë për Kosova.info Altina Xhini – menagjere e projekteve në këtë fondacion thotë se zyrët po hapen shumë shpejt me lokacion afër teatrit Dodona për shkak të historisë kulturore që ka.
“Me të dëgjuar për historinë e teatrit Dodona se si edhe përkundër masave të dhunshme të regjimit serb në vitin 1994, teatri Dodona nuk e ndaloi punën, drejtori i fondacionit Daniel Loitz vendosi se zyret tona duhet të jenë afër kësaj vatre të artit dhe kulturës”.
“Unë jam personi përgjegjës për projektet e artit dhe kulturës në fondacion i menagjoj të gjitha projektet dhe dua të shtoj se jemi shumë të hapur për projekte të reja dhe bashkëpunim”, shprehet Altina.
“Të gjithë ata që kanë interesim për të kontaktuar zyrën e fondacionit mund të na kontaktoni përmes ëeb faqës tonë: Ffl-rks.com”
