Plisat mesazh të fuqishëm Prishtinës: Duam kualifikim
Grupi i tifozëve “Plisat” ka dhënë një mesazh të fuqishëm përpara ndeshjes së kthimit mes FC Prishtina dhe Larne, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:00.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Plisat kanë ftuar të gjithë tifozët që t’i bashkohen atmosferës dhe mbështetjes për klubin e zemrës, duke theksuar rëndësinë e kësaj përballjeje për kualifikim në fazën tjetër të garave evropiane, përkatësisht Ligës së Konferencës.
“Duam fitore, duam kualifikim!”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Fan Clubi i tifozëve do të hapet nga ora 13:00, ku të gjithë do të mblidhen për të marshuar më pas drejt tribunave të stadiumit dhe për të krijuar një atmosferë të zjarrtë në mbështetje të skuadrës bardhekaltër.
“Hajde Prishtinë!” është thirrja përfundimtare e tifozëve, të cilët shpresojnë të jenë lojtari i 12-të në fushë dhe ta shtyjnë skuadrën drejt fitores dhe kalimit në raundin tjetër. /Kosova.info/
