Plani bërthamor: Irani thotë se nga bisedimet me BE-në nuk i ka arritur pritshmëritë

Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se bisedimet në Vjenë në fillim të këtij muaji për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhanë rezultate, por nuk adresuan plotësisht pritshmëritë e Teheranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanani u tha gazetarëve të hënën se ishte bërë “përparim i konsiderueshëm” gjatë bisedimeve disaditore të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në kryeqytetin austriak, raporton AlJazeera.

“Por ky përparim nuk i përgjigjej plotësisht kërkesave ligjore të Republikës Islamike të Iranit dhe ne kishim pritshmëri të tjera nga palët e tjera që ne besuam se duheshin siguruar,” tha ai.

Kanani tha se një marrëveshje mund të arrihet në “të ardhmen e afërt” me kusht që palët e tjera, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të marrin në konsideratë “vijat e kuqe” të Iranit dhe të garantojnë se do të gëzojë përfitimet që u premtuan në kuadër të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA). siç njihet zyrtarisht marrëveshja.

Diskutimet e brendshme janë duke vazhduar në Teheran në nivelet më të larta dhe kontaktet janë mbajtur me bllokun evropian, shtoi zëdhënësi.

Pas raundit të fundit të bisedimeve që përfundoi më 8 gusht, BE qarkulloi atë që e quajti “tekst përfundimtar” dhe u kërkoi të gjitha palëve të merrnin vendimet e nevojshme politike për të finalizuar një marrëveshje. 

Go to TOP