Pjesë e grupit kriminal, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari, Admir Tutaj

Admir Tutaj është ekstraduar nga Kolumbia, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai akuzohet nga autoritetet shqiptare për veprat penale“Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale.

Në prill të këtij viti, Tutaj tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 7 pistoleta dhe municion luftarak, 25-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Më datë 10 maj të vitit2023, u kap një arsenal armësh i fshehur në një furgon në portin e Durrësit. Konkretisht, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 7 pistoleta, një sasi të madhe municioni luftarak dhe aksesorë për armë, që dyshohet se do të trafikohej në Britani të Madhe, nga grupi kriminal ku bënte pjesë Admir Tuta.

Go to TOP