Pjesa e parë në Munich mbyllet me epërsinë e Real Madrid
Pesë gola janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes çerekfinale të Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madrid. Skuadra spanjolle e ka mbyllur dyzet e pesë minutëshin e parë me epërsi 2-3.
Ndeshja ka nisur vrullshëm dhe vetëm në minutën e parë Real Madrid ka kaluar në avantazh. Pas një gabimi të portierit të Bayern, topi është përfituar nga Arda Guler, i cili ka shënuar për 0-1 me një goditje të saktë nga distanca.
Bayern ka reaguar shpejt dhe në minutën e shtatë e ka barazuar rezultatin. Pas një korneri të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, mbrojtësi Aleksandar Pavlovic ka shënuar me kokë për 1-1.
Në minutën e njëzet e nëntë Real Madrid e ka rikthyer epërsinë. Sërish protagonist ka qenë Arda Guler, i cili ka realizuar një supergol nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në këndin e sipërm për 1-2.
Bayern nuk është dorëzuar dhe në minutën e tridhjetë e tetë ka arritur të barazojë. Harry Kane ka përfituar nga një pasim i saktë brenda zonës dhe me një goditje të ulët ka shënuar për 2-2.
Por në fund të pjesës së parë, në minutën e dyzet e tretë, Real Madridi e ka rikthyer epërsinë. Kylian Mbappé ka shënuar për 2-3.
