Pingpong/të dielën zhvillohet xhiroja e fundit e superligës M&F

Të dielën, në Prishtinë do të luhet xhiroja e fundit e Superligës së meshkujve dhe të femrave.

Në Superligën e femrave, do të ketë ndeshje interesante për definimin e plasmaneve finale të klubeve.

Në Superligën e meshkujve, ndërkaq, pikërisht në këtë xhiro do të dihet kampioni i Ligës, kjo do të varet nga rezultati i ndeshjes Lidhja e Prizrenit dhe Pripingu. Lidhja e Prizrenit, në rast të fitores, e mban titullin edhe për një vit, kurse në rast të humbjes së kampionit në fuqi dhe fitores së së pritur të Lirisë (ndaj Ahmet Hoxhës), atëherë kjo e fundit do të përfitojë dhe do ta fitojë titullin për herë të parë. Pra, do të jetë një javë e nxehtë dhe me rivalitet maksimal.

Xhiroja e fundit po ashtu do të vendosë se kush do të jetë skuadra e dytë që do ti nbashkohet Ahmet Hoxhës në një rang më të ulët e gjasat më të mëdha për këtë i ka Gani Maloku që ndodhet në pozitë të vështirë dhe përballet me rivalin e drejtëpërdrejtë për mbijetesë Shkolla Prizrenin. /Kosova.info/

Go to TOP