Pingpong: Të dielën mbahet Turneu tradicional “Adem Jashari”

Të dielën, më 8 mars, me fillim nga ora 10, në palestrën e shkollës profesionale “ANTON ÇETA” në Skënderaj, do të mbahet turneu tradicional “Adem Jashari”. 

Gara do të mbahet për seniorët dhe grup-moshën U13

Të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë:

·  të gjithë lojtarët e regjistruar në FPPK, të moshës 16 vjeç e më të vjetër (dhe 4 të parët nga Rangalista U15), si dhe

·   të gjithë sportistët e lindur pas 01 janarit të vitit 2013.

FPPK ju fton të ndiqni nga afër njërin prej turneve më të rëndësishme të kalendarit garues. /Kosova.info/


Go to TOP