Pingpong/Mbahet Kampionati Individual i Kosovës për U21
Të shtunën më 29 mars, nga ora 10 në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj do të mbahet Kampionati individual i Kosovës për U21.
Garat do të zhvillohen në këto kategori: individuale femra; individuale meshkuj; çifte femra dhe çifte meshkuj.
Garat pritet të sjellin plot emocion dhe konkurrencë të fortë dhe hyrja do të jetë e hapur për audiencën. /Kosova.info/

