Pingpong/Kampionati individual për veteranë

Me 25 qershor nga ora 10:00 në ShFMU “Fadil Hisari” në Prizren do të organizohet Kampionati individual i Veteranëve për vitin 2023.

Kampionati do të organizohet për këto 4 grupmosha:

•         40 – 49 vjeçar (të lindur në vitin 1983 ose përpara)
•         50 – 59 vjeçar (të lindur në vitin 1973 ose përpara)
•         60 – 65 vjeçar (të lindur në vitin 1963 ose përpara)
•         66 – 70 vjeçar (të lindur në vitin 1957 ose përpara)
•         Mbi 71 vjeçar (të lindur në vitin 1952 ose përpara), dhe në kategorinë çifte.

Paraqitjen e lojtarëve për Veteranë, duke specifikuar kategorinë, ju lutem e bëni deri më datën 23 qershor në ora 16:00.

Shorti për Veteranë do të hidhet para fillimit të garave. /Kosova.info/

Go to TOP