Pingpong/Ka filluar sezoni vjeshtor i garave në Superligën e Kosovës për meshkuj dhe femra
Në dy qytete të ndryshme janë organizuar xhirot 8 dhe 9 të superligës së Kosovës.
Në hapësirën e shkollës “Fadil Hisari”, në Prizren janë organizuar garat në kategorinë e meshkujve.
Ndeshjet filluan nga ora 10:00 dhe u zhvilluan në një atmosferë të mirë sportive dhe me shumë konkurrence. “Lidhja e Prizrenit” ka shënuar dy fitore me rezultat 4:0 për të përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë, ku ka grumbulluar 18 pikë me 9 fitore nga 9 ndeshje të luajtura
Ndeshja e fundjavës ishte padyshim ajo në mes dy klubeve nga kryeqyteti “Dardania” dhe “Prishtina”, e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 4:3 për Dardaninë.
Në Ferizaj, në shkollën fillore “Tefik Çanga” u organizuan ndeshjet e kategorisë së femrave. “Drita” gjithashtu vazhdon dominimin në këtë kategori me 9 fitore në 9 ndeshje të luajtura. Ndeshje mjaftë interesante ishte ajo në mes të “Prishtina” dhe “Lidhja e Prizrenit” e cila përfundoi 4:3 për klubin nga qyteti i Prizrenit. /Kosova.info/
