Pianistja Lule Elezi me tri koncerte të suksesshme në Poloni
Pianistja me famë botërore Lule Elezi me ftesë të institucioneve polake, si Qendra Evropiane për Art dhe Kulturë në Saniki, Konsullata e nderit e Shqipërisë në Loxhë dhe Pallati Aristokrat në Belsk Duzhi, ka mbajtur 3 koncerte recitale shumë të suksesshme iniciuar nga dy shoqatat Poloni Kosovë dhe Poloni-Shqipëri!
Përveç autoriteteve polake të pranishëm ishin edhe ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon Gashi, përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Poloni etj.!
Lule Elezi ka depërtuar thellë në zemrat e publikut polak dhe mahniti publikun me interpretimin e veprave nga Shopen, Betoven, Ponqe etj, ku edhe mori ftesa për festivale prestigjioze të muzikës klasike që do të mbahen së shpejti në Poloni!
