‘Phu, çka të bëjnë punëtorët që dhanë dorëheqje tash’, politikani serb reagon pasi Lista Serbe mori mandatet
Politikani serb nga veriu, Aleksandër Arsenijeviq, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, pasi kandidatët e Listës Serbe morën mandatet si deputetë duke zëvendësuar kolegët e tyre nga e njëjta parti që kishin dhënë dorëheqje rreth dy javë më parë.
Arsenijeviq ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me këtë çështje.
“Çka është kjo? A është ky një tjetër mashtrim serik, çfarë duhet të bëjnë punëtorët që dhanë dorëheqjen tash? Lista Serbe do të mbetet në institucionet qendrore të Kosovës! Phu!”, ka shkruar ai.
Arsenijeviq ka qenë mes politikanëve të rrallë që vazhdimisht ka kritikuar Listën Serbe dhe politikat e saj.
Sidoqoftë, edhe ai ka mbështetur largimin e tyre nga institucionet e Kosovës.
