Pezullohet Mourinho
Superliga Turke ka pezulluar trajnerin e Fenerbahce, Jose Mourinho, për katër ndeshje, pasi ka cilësuar si raciste komentet e tij pas ndeshjes ndaj Galatasarayt, raporton Sky Sports.
Gjatë konferencës për shtyp, Mourinho ka deklaruar se pankina kundërshtare “po kërcente si majmunë”, duke shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik dhe institucionet sportive.
Fenerbahce ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin, por nëse nuk pranohet, trajneri portugez do të mungojë në stol për katër përballjet e ardhshme ndaj Antalyaspor, Samsunspor, Bodrum dhe Trabzonspor.
