Petkoviq thotë se Kurti përkrah protestat në Serbi meqë partitë opozitare do ta njohin pavarësinë e Kosovës

Vartësi i presidentit Vuçiq, Petar Petkoviq që gjithashtu udhëheq me të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe ka thënë se protestat e sotme në Serbi kanë për qëllim ta ndalojnë progresin e Serbisë.

Sipas Petkoviqit kryeministri Kurti i mbështet protestat në Serbi, pasi partitë opozitare serbe do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ky është një indikator se Prishtina dhe Kurti i mbështesin bllokadat e rrugëve dhe përkrah opozitën në Serbi të cilët do të pajtoheshin nesër që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Petkoviq.

Qytetarët serbë në gjithë Serbinë kanë protestuar sot masivisht kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësimin dhe Ligjin për Referendum të cilat i ka prezantuar presidenti serb Aleksander Vuçiq. Organizatorët e protestave thonë se Vuçiq po i varros institucionet.

Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin duke bllokuar rrugët dhe urat.

U raportua edhe për incidente e përleshje mes protestuesve dhe përkrahësve qeveritarë.

Go to TOP