Petkoviq shpreh nervozen për kundërshtimin e kërkesës për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka folur sërish rreth kërkesës së Serbisë ndaj KFOR-it, për të mundësuar vendosjen e rreth 1 mijë trupave ushtarake serbe në veri të vendit.

Në një intervistë dhënë mediumit serb “Kurir”, Petkoviq pretendon se kërkesa e tyre është bazuar në argumente të forta dhe ligje ndërkombëtare.
“Për këtë arsye, nuk është befasuese që edhe para se të vijë përgjigja nga komandanti i KFOR-it, që është i vetëm përgjegjës për këtë, kemi parë përgjigje në publik nga shumë politikanë e ambasadorë përendimorë që e konsiderojnë vetën komandantë të KFOR-it.” – tha ai.

Vlen të përmendet se për kërkesën e Serbisë, i pari që reagoi fuqishëm kundër, ishte emisari amerikan në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai ditë më parë.

Veriu / Escobar për ‘1000 trupat serbe në veri’: Nuk e mbështesim fare, Kosova ka garancë ShBA-në

KFOR-i ndërkaq, nuk ka marrë vendim ende për këtë kërkesë, ndërsa gjatë javës që po lëmë pas, deklaroi se “aktualisht janë duke e shqyrtuar” të njëjtën.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.” – thuhej në një komunikatë për media nga KFOR-i.

Go to TOP