Petkoviq: Ëndrra e Kurtit është Shqipëria e Madhe, bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion tek ai

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë e ka konfirmuar se projekti i Shqipërisë së Madhe, është qëllimi i tij politik përfundimtar.

Petkoviq tha se thirrja e Kurtit për nevojën e lidhjeve më të forta me Shqipërinë është e pakuptimtë, sepse sipas tij, nëse ai me të vërtetë do ta dëshironte një gjë të tillë, do ta mbishtese nismën “Open Balkan”, e nuk do ta refuzonte atë.

Më tej, ai e ka paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se para se të jetë vonë, ta ndalë rrugën e ekstremizmit të Kurtit, dhe të ushtrojë presion më të madh për të tërhequr falangat nga veriu i Kosovës.

Go to TOP