Pëson aksident kryetari i degës së LDK-së në Malishevë
Një vetaksident ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në Malishevë.
“Zëri” ka mësuar se në këtë vetaksident ishte i përfshirë kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Fatmir Ademaj.
Lajmin e ka konfirmuar vet Ademaj, i cili tha se pas aksidentit është trajtuar në QKUK dhe tani është liruar në shtëpi.
“Po, tani me pas trajtimit në QKUK jam liruar për në shtepi”, ka thënë Ademaj.
Po ashtu, janë kontaktuar edhe Policia e Kosovës në lidhje me këtë aksident dhe jemi në pritje të informacioneve.https://zeri.info/inarticle.html
Më poshtë mund të shihni pamjet që ka siguruar
Prev Post
Parashikimi i motit për nesër
