Pesë të arrestuar në Pejë dhe Klinë për vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës bënë të ditur se janë arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale, në qytetin e Pejës dhe  Klinës.

Në fshatin Shtupeq i madh në Pejë gjatë orës 14:00 janë dëgjuar të shtëna me armë. Pas bastisjes së shtëpive policia është penguar dhe me këtë rast është arrestuar një person. Rasti i njëjtë me të shtëna me armë në Pejë, kishte ndodhur edhe në rrugën “Enver Hadri”.

“Stacioni Policor Pejё, rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar pёr tё shtёna me armё ne fshatin Shtupeq i madh –Rugovё, Policia menjëherë iu ёshtё përgjigjur vendit tё ngjarjes, me autorizimin e prokurorit tё shtetit ёshtё bёrё bastisja e shtёpive dhe objekteve pёrcjellёse, gjatё bastisjes i dyshuari i dytё ka penguar personat zyrtar nё kryerjen e detyrёs zyrtare, i njëjti ёshtё arrestuar pasi që ka kryer vepёr penale”.

“Stacioni Policor Pejё, rreth orёs 23:55, ёshtё njoftuar se nё rrugën ‘Enver Hadri’, ka tё shtёna me armё,  njёsitet relevante menjëherë janё përgjigjur rastit, ёshtё arrestuar personi i dyshuar tek i cili ёshtё gjetur arma me tё cilёn dyshohet se ka shtёnё, tek i dyshuari tjetёr gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe konfiskuar njё sasi e substancës sё dyshuar narkotike (marihuanё), i dyshuari ёshtё arrestuar”, bën të ditur policia.

Një rast i njëjtë kishte ndodhur në qytetin e Klinës, përkatësisht në fshatin Rixhevë, ku kishte pasur të shtëna me armë.

“Stacioni Policor Klinё, rreth orёs 22:00, ёshtё njoftuar se nё fshatin Rixhevё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё. Patrolla së bashku me Njёsinё pёr Reagim tё Shpejtё (NJRSH), i ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs. Nga personi i dyshuar ёshtё sekuestruar arma, dhe i njëjti ёshtё arrestuar”, thuhet në komunikatën e policisë për media.

Go to TOP