Bota

Pesë shtretër për 500 të plagosur, Afganistani dhe pasojat e tërmetit

Afganistani është duke u përballur me një situatë tepër të vështirë si pasojë e tërmetit që goditi vendin dy ditë më parë, i cili shkaktoi të paktën 1 mijë viktima dhe qindra të plagosur.

Autoritetet talebane po hasin vështirësi me operacionet e kërkim-shpëtimit dhe me mjekimin e të lënduarve, për shkak të kapaciteteve të ulëta në qendrat shëndetësore.

Sipas raportimeve, në një nga spitalet, pranë epiqendrës së tërmetit, aty ku dëmet dhe fatalitetet janë më të mëdha, nga 500 të plagosur që shkuan, 200 prej tyre humbën jetën pasi nuk kishte kushte për t’i mjekuar, ndërkohë që vetë ambientet kishin vetëm 5 shtretër.

Shumë të lënduar u dërguan në qytete pranë Gyan, ndërkohë që në ndihmë të të plagosurve ishin vetëm dy doktorë.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort