Përuruan tri ndërtesa shumë-banesore sociale në komunën e Skënderajt

Drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi, së bashku me Ministren e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Alessandro Bianciardi dhe Kryetarin e Skënderajt, Fadil Nura, përuruan tri ndërtesat shumë-banesore sociale në këtë komunë.

Me një buxhet prej rreth 700 mijë euro, fond i European Union in Kosovo, i siguruar përmes Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 10% pjesëmarrje nga komuna përfituese, në këto ndërtesa është rritur komforti e kursimi i energjisë për 100 familje të cenueshme.

“Skënderaj është një nga 13 komunat përfituese të këtij projekti, që FKEE është duke e zbatuar me përkushtim, drejt ndërtimit të një sistemi energjetik më të drejtë dhe gjithëpërfshirës në Kosovë. Mirënjohje e veçantë për menaxherin e kontratës nga radhët e FKEE-së, kompaninë mbikëqyrëse dhe të ndërtimit, për kryerjen e punimeve me përkushtim dhe profesionalizëm”, njofton Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё. /Kosova.info/


Go to TOP