Përurohet libri studimor i Arsim Halilit “Rrëfimi poetik në tri romane të Anton Nikë Berishës”

Është promovuar libri studimor i Arsim Halilit, me titull, “Rrëfimi poetik në tri romane të Anton Nikë Berishës”, mesditën e shtunë në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan.

Libri ishte botuar në fillim të këtij muaji nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”.

Derisa në promovim ishin edhe jo pak krijues dhe artdashës të ndryshëm.

Për librin më të ri të shkrimtarit Arsim Halili, përpos botuesit Sabit Rrustemi, kanë folur edhe shkrimtarët Nexhat Rexha, Prend Buzhala, Anton Nikë Berisha dhe vetë autori.

Po ashtu ka fol edhe poetja Kaltrinë Berisha cila edhe ka udhëhequr ceremoninë e promovimit.

Pra, krye personazhi i këtij libri, shkrimtari ynë i mirënjohur, laureat i sivjetmë i Çmimit kombëtar për vepër jetësore, “Azem Shkreli”, i cili iu dha në prag të festimit të 16 vjetorit të shtetësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës, nga Ministria për kulturë, rini e sport në Prishtinë.

Përurimi i këtij libri studimor ( i dyti me radhë nga Arsim Halili) u organizua nga asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, i mbështetur dhe nga Biblioteka e qytetit.

Go to TOP