Google shpjegon se çfarë shkoi keq me gjenerimin e imazheve me Al nga Gemini

Google ka dalë me një njoftim mbi atë që ndodhi me gjenerimin e pasaktë të imazheve me Inteligjencë Artificiale (Al) nga Gemini.

Sipas gjigantit teknologjik, kur përdoruesit i japin robotit një kërkesë për një sërë imazhesh që lidhen me një kulturë specifike ose afat kohor historik, ata duhet “të marrin një përgjigje që pasqyron saktësisht kërkesën e tyre”.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur, andaj edhe Google pranon se gjërat kanë shkuar keq, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Ne e rregulluam atë për t’u siguruar që të mos bjerë në kurthet që kemi parë me teknologjinë e gjenerimit të imazheve të tilla si abuzimi ose imazhet eksplicite”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

E meta tjetër i referohet Geminit, i cili teksa u përpoq “të trajtonte kërkesën me ndjeshmëri”, rezultati doli të jetë jo i mirë.

Kompania ka deklaruar se kjo “nuk ishte ajo që ata synonin”.

Google gjithashtu mori një qëndrim kundër kërkesave të qëllimshme për të krijuar imazhe të pasakta që kanë përmbajtje historike. Për të korrigjuar problemin, pritet që gjenerimi i imazhit të rikthehet në një periudhë testimi.

Megjithatë, kompania thotë se nuk mund të premtojë se Gemini nuk do të krijojë imazhe “të pasakta”, edhe pasi të kryhen testimet. Por, pretendon se do të ndërmarrë veprimet e duhura sa herë që shfaqen probleme.

Go to TOP