Përurohet dhoma burimore në Shkollën Fillore `Emin Duraku`

Një dhomë burimore e kompletuar me tërë inventarin përcjellës për fëmijët që kanë nevojë për trajtim më të veçantë, sot iu shtua Shkollës Fillore “ Emin Duraku” në Kaçanik.

Ky Projekt u realizua nga një donator. 

Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë projekt të qëlluar, duke shtuar se Komuna e Kaçanikut do të ketë gjithmonë dyert e hapura për bashkëpunime të tilla dhe do të jetë gjithmonë afër donatorëve.

Fjalë falenderuese pati edhe nga drejtoresha e Shkollës “ Emin Duraku” Diana Bajrami Reka, ndërsa donatori i këtij projekti, falenderoi stafin menagjerial dhe arsimtarët e shkollës si dhe Komunën e Kaçanikut, ndërsa premtoi edhe bashkëpunime në projektet e reja.

Tashmë kjo klasë ofron kushte komode për lehtësimin e procesit mësimor për fëmijët që kanë nevojë për trajtim më të veçantë, si edhe për realizimin e planit mësimor për mësuesit ndihmës. Klasa është e kompletuar dhe do të shfrytëzohet për këshillime, vlerësime, takime me fëmije e prindër si dhe do të përdoren mjetet didaktike. /Kosova.info/


Go to TOP