Persona të panjohur vendosin mbishkrime “WAGNER” nëpër veri të Mitrovicës

Gjatë ditës së dielë, persona të panjohur kanë vendosur mbishkrime “WAGNER” nëpër veri të Mitrovicës.

Për këto mbishkrime janë hapur dy raste në Policinë e Kosovës.

Njëri ka të bëjë me vendosjen e disa mbishkrimeve nëpër mure të objekteve në veri të Mitrovicës dhe tjetri me vendosjen e mbishkrimeve nëpër tabela të komunikacionit në Zveçan.

Këto raste janë hapur për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike.

“Mitrovicë Veri 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

“Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

Kujtojmë se “WAGNER” është një grup ushtarak rus i cili është i përfshirë direkt në agresonin rus në Ukrainë.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur “ËAGNER-in” si grup terrorist.

Go to TOP