Përplasjet shtohen në Big Brother Vip Albania 3, kësaj radhe edhe për cigare

Edhe pse edicioni i tretë i Big Brother Vip Albania sapo ka nisur, debatet mes banorëve shpërthyen menjëherë.

E gjithë shtëpia është plot me personalitete të ndryshme dhe intriguese, të cilë pa dyshim do të sjellin lojë të mrekullueshme.

Një ndër përplasjet që ka tërhequr vëmendjen ka qenë ajo mes Eglës dhe Ilnisës dhe temë e diskutimit – cigaret.

Gjatë një debati, Egla ka hedhur në pah një ankesë duke theksuar, “Të dhashë dje, dhe s’më the as faleminderit. Ti dërgove dikë t’më kërkoje cigare dhe unë t’i çova”.

Ilnisa, nga ana e saj, ka mohuar këtë ngjarje, duke iu përgjigjur se ajo kishte cigare dhe nuk ka kërkuar ndihmë të tillë.

Debati, i ngjeshur me tension, ka sjellë ndërhyrjen e Mirdonit, i cili ka tentuar të ulë temperaturat dhe të qetësojë Ilnisën.

Ai i ka dhënë këshilla për të ruajtur qetësinë dhe mos të lejohet që emocionet të marrin mbizotërimin.

Go to TOP